Xheneta Imeri

rri, rri pak, mos ik /
stay, stay a little, don’t go

14.05–19.06.2026

teksti nga / text by Alexandra Sheherazde Salem

përkthyer nga / translated by Paola Iljazi

Xheneta i jep së ëmës një copë letre të bardhë katrore dhe një stilolaps blu. I kërkon të shkruajë 36 shkronjat e alfabetit shqip. Një gjest, i cili nuk ka pse të jetë spektakolar që të jetë i rëndësishëm. Diçka ndryshon: kush shkruan, për kë, si qarkullon gjuha mes dy grave, dy brezave.

Kështu nis e merr formë kjo ekspozitë. Xheneta Imeri punon me objekte të përditshme dhe arkiva personale, duke u dhënë atyre një tjetër jehonë. Ajo ndërvepron me kode të trashëguara, veçanërisht me ritualet e dasmave, për të sfiduar strukturat që organizojnë trupat dhe marrëdhëniet, duke i zhvendosur ato lehtazi, në mënyrë të përmbajtur, pa u përpjekur t’i japë zgjidhje formës që ato kanë. Kështu krijohet përjetimi i diçkaje rrallëherë të qartë: të shprehurit e dashurisë përtej kornizave me të cilat jemi mësuar.

Ajo punon nga një hapësirë e cila vështirë se emërtohet: një hapësirë midis, e përbërë nga përshtatje, zhvendosje, përpjekje. Një hapësirë ku dashuria nuk dallohet menjëherë, por ndërtohet dhe ruhet përmes lëvizjes. Xheneta e vendos intimen krah çështjeve më të gjera, si identiteti dhe vendi që çdokush gjen ose krijon brenda narrativave të përbashkëta.

Ekziston ajo që përfundojmë dhe ajo për të cilën kujdesemi. Ekziston politika e trupave që shkruajnë, dhe e atyre që shkruajnë në mënyra të tjera.Ekziston diçka te gratë që kalojnë përmes shteteve, gjuhëve, gjeneratave; përgjatë rrugës, ato krijojnë forma të sakta e të vyera, ndonjëherë të padallueshme, por vendimtare. Gjeste të cilat nuk bërtasin, por mbajnë dhe shndërrojnë. Një qëndresë, e cila nuk ka nevojë të shpallet që të ekzistojë.

Xheneta Imeri — rri, rri pak, mos ik / stay, stay a little, don’t go, 1Xheneta Imeri — rri, rri pak, mos ik / stay, stay a little, don’t go, 2Xheneta Imeri — rri, rri pak, mos ik / stay, stay a little, don’t go, 3Xheneta Imeri — rri, rri pak, mos ik / stay, stay a little, don’t go, 4Xheneta Imeri — rri, rri pak, mos ik / stay, stay a little, don’t go, 5

Xheneta hands her mother a small square piece of white paper and a blue ballpoint pen. She asks her to write out the 36 letters of the Albanian alphabet. A gesture that didn’t need to be big or spectacular to matter. Something shifts: who writes, for whom, and how language circulates between two women, two generations.

It is from this starting point that the exhibition takes shape. Xheneta Imeri works with everyday objects and personal archives, making them resonate differently. She engages with inherited codes, particularly through wedding rituals, to question the structures that organize bodies and relationships, gently displacing them, with restraint, without trying to fix their form. What becomes perceptible is what is rarely made visible: expressions of love that exceed the frameworks that shape us.

She works from a place that cannot quite be named: an in-between space made of adjustments, shifts, negotiations. A space where love does not appear as self-evident, but as something built and sustained through movement. Xheneta connects the intimate to broader questions: transmission, identity, the place each person finds or invents within collective narratives.

There is what we complete, and there is what we nurture. There is a politics in the bodies that write, and in those that write in other ways. There is something in the women who pass through — countries, languages, generations — and who, along the way, lay down precise and precious forms, sometimes almost imperceptible, yet decisive. Gestures that do not announce themselves, but hold and transform. A resistance that does not need to be proclaimed in order to exist.