Jonida Laçi

113

24.09–30.10.2026

teksti nga / text by Cecilia Bien

përkthyer nga / translated by Paola Iljazi

Visibility is a paradoxical quality. Being seen implies accepted recognition, while unsolicited recognition exploits the scope of being identified. A flashlight beams its glow downwards into a water bottle which holds, and then expands, the capacity of light. Pointed intentionally, the flashlight asserts its gaze. Moving spotlights make space for a center stage, yet by turns produce the same glaring ray that instantly transforms into a medium for surveillance, aggressive and aimed at capture. The conditions under how and which things become visible change. What was meant to illuminate now conceals. A searchlight isolates in order to control.

Gazing into the abyss, sheer awareness of a color field elucidates its thrilling spectrum. Red and blue light within peripheral vision are an invitation for an invention of a color that’s not really there to form in the space of the imagination. Magenta’s properties are as ephemeral as the mind that makes it. Its temperament is warmly embracing yet coolly unfazed by the intensity of red and melancholia of blue. A temporary glance reveals it as vivid and vital when it comes from an understanding that true essence is nothing more than the attitude that holds it. No recognition, no identification, no target, no mark. Magenta is radical. No existence on the visible light spectrum or physical wavelength to speak of or to name. Yet despite its nonidentity it can still be seen. Only visible when glimpsed. It might be called magenta but that doesn’t make it a color, or even a description. At most, it is a perceptual hallucination elicited within and by the void.

The enigmatic presence of magenta mimics yet challenges the mechanics of visibility when orchestrated as a placeholder, like representation. Representing or being represented means being involuntarily propagated upward or left behind. Magenta proves that what the mind thinks it sees is not objective reality, but rather a structural arrangement made by subjective internal systems invented to make the world legible. Magenta is the imagination surveilling its own visual regime, the leaps it makes and the space it fills, substituting an extraordinary illusion for missed signals proving how much of the world is not as it appears. The freedom promised by visibility comes with the caveat that emancipation does not guarantee agency. As it happens, being recognized in order to be identified turns into becoming objectified.

Find a form for invisibility. Linger on that form rather than on the people and places that, by default, occupy the imaginary as socially championed to be politically legible or intelligible, reified and then affirmed as the version of otherness that possesses authentic access to the real. In passport-sized photos, plinth objects substitute for portrait subjects. Together, at varying heights, the physical inter-relationships between these objects transforms them into anonymous subjects. Abstracted by drawing attention to the arranged positions, they find their form, withholding any trace of biography from their reading.

Jonida Laçi — 113, 1

Dukshmëria është një cilësi paradoksale. Të shihesh do të thotë edhe të pranosh të njihesh, ndërsa të njihesh pa e kërkuar shfrytëzon hapësirën e të identifikuarit. Një dritë dore e çon ndriçimin e saj për poshtë, drejt një shisheje uji, që e mban e më pas e zgjeron kapacitetin e dritës. E drejtuar qëllimisht, drita e dorës e përforcon dhunën e vështrimit të saj. Spotet lëvizëse bëjnë vend ​​për një skenë kryesore, por prodhojnë me radhë të njëjtën rreze verbuese që menjëherë shndërrohet në mjet mbikëqyrjeje; agresiv dhe me synimin për të kapur. Kushtet nën të cilat gjërat bëhen të dukshme ndryshojnë bashkë me vetë ato. Ajo që supozohej të ndriçonte, tani fsheh. Ndriçuesi bëhet izolues si mënyrë kontrolli.

Me sytë drejt humnerës, vetëdija e pastër e një fushe ngjyrash ndriçon spektrin e saj elektrizues. Brenda shikimit periferik, drita e kuqe dhe drita blu janë një ftesë për të shpikur një ngjyrë që në fakt nuk ekziston në hapësirën e imagjinatës. Vetitë e magentës janë po aq fluturake sa mendja që e krijon. Temperamenti i saj është sa i ngrohtë dhe përqafues, po aq edhe i ftohtë e i pashqetësuar prej thellësisë së së kuqes dhe melankolisë së blusë. Një vështrim i shpejtë e zbulon si të ndezur dhe të gjallë, pikërisht kur ai buron nga të kuptuarit se thelbi i vërtetë nuk është gjë tjetër veçse qasja që e mbart.

Asnjë njohje, asnjë identifikim, asnjë objektiv, asnjë shenjë. Magenta është radikale. Nuk ekziston në spektrin e dritës së dukshme e nuk mund të dallohet në gjatësinë fizike të valëve. Megjithatë, pavarësisht mungesës së identifikimit, atë mund ta shohësh. Bëhet e dukshme vetëm kur kapet me sy. Mund të quhet magenta, por kjo nuk e bën atë një ngjyrë, aq më pak një përshkrim. E shumta, është një halucinacion perceptimi, i nxitur brenda dhe prej zbrazëtisë.

Prania enigmatike e magentës imiton e njëherësh sfidon mekanizmat e dukshmërisë kur përdoret si një zëvendësues, si në rastin e përfaqësimit. Të përfaqësosh ose të përfaqësohesh do të thotë të bymehesh pa dashur, ose të mbetesh pas. Magenta dëshmon se ajo që mendja mendon se sheh nuk është realiteti objektiv, por një strukturë e krijuar nga sisteme subjektive të brendshme, të krijuara për ta bërë botën të lexueshme. Magenta është imagjinata që mbikëqyr regjimin e vet pamor, hapat që hedh dhe hapësirën që mbush, duke zëvendësuar shenjat e humbura me një iluzion të jashtëzakonshëm, provë që dëshmon se sa shumë nga bota nuk është ashtu si duket. Liria që dukshmëria premton vjen me parakushtin që emancipimi nuk garanton liri veprimi. Të njihesh për t’u identifikuar shndërrohet në objektifikim.

Gjej një formë për padukshmërinë. Ndalu te ajo formë, në vend të njerëzve dhe vendeve që, si rregull, kanë zënë vend në imagjinatë si të përkrahurit e shoqërisë për të qenë politikisht të lexueshëm ose të kuptueshëm, të objektivizuar e më pas të zgjedhur si ai version i tjetërsisë që mund të hyjë mirëfilli te realja. Në fotot me madhësi pasaporte, objekte plintash zëvendësojnë subjektet e portreteve. Së bashku, në lartësi të ndryshme, ndërlidhjet fizike midis këtyre objekteve i transformojnë ato në subjekte anonime. Sjellja e vëmendjes te pozicionet që ato zënë i abstragon ; ato gjejnë formën e vet dhe mbajnë larg leximit të tyre çdo gjurmë biografie.