Valdrin Thaqi
Mendoj se tani ma zë syri /
I think I see it now
08.05–07.06.2024
Kuruar nga/Curated by: Domenico de Chirico
08.05-07.06.2024
Punimet artistike të Valdrin Thaqit përfshijnë pikturën dhe instalimin. Veprat e tij shpërfaqin mëtime të holla filozofike, duke shqyrtuar koklavitjet e qenësishme në procese, gjendje dhe ngjarje të vëzhguara të jetës së përditshme. Të rrënjosura në analizën e realitetit shoqëror, ato shërbejnë si një katalizator për të pyetësuar ekzistencën dhe aspektet e panumërta të përvojës njerëzore. Nostalgjia dhe malli përshkojnë kanavacën e pikturave të tij, ku çdo penel nxit mendimin dhe cyt përsiatjen. Skenat vendosen në mjegullim dhe venitje, pasqyrim ky i natyrës kalimtare të botës së vëzhguar, ndërsa protagonistët brenda veprave janë subjekte të parrokshme dhe të përvjedhura, subjekte të cilët nuk i kanë nën kontroll rrethanat e tyre. Në punimet e tij, Thaqi me qëllim i paraprin leximeve të drejtpërdrejta dhe pa dykuptimësi, duke pleksur përbrenda veprave kuptime në tension me njeri-tjetrin. Në thelb të orvatjes së tij artistike qëndron një mëtim në natyrën e paqartë të frikës dhe brishtësisë njerëzore, duke rrokur ndërveprimet e imëta të emocioneve dhe impulseve. Këto imazhe, universale për nga thelbi, i ftojnë shikuesit në një sërë interpretimesh, duke ua sfiduar nocionet e paramenduara dhe duke nxitur dialogun midis veprës artistike dhe audiencës së saj.
I ngritur mbi këto pandehma, ftesa e projektit “Mendoj se tani ma zë syri” përbëhet nga një seri heterogjene pikturash të realizuara rishtazi, të cilat prekin çështje të gjera si marrëdhëniet familjare, sjelljet shoqërore, zakonet personale, qëndrimet politike, e kështu me radhë; si te “Tregime paralajmëruese”, për shembull, ku shihet një figurë e shtrirë mbi çarçafët blu prej sateni duke shtrënguar një plagë në barkun e saj. Këto figura të shtrira përbëjnë një temë të përsëritur në veprat e tij të fundit, secila duke theksuar një ndjenjë pafuqie përballë rrethanave jashtë kontrollit të tyre. Në këtë linjë, Thaqi dëshiron të theksojë ndjesinë e brishtësisë së trupave tanë, të ekspozuar vazhdimisht ndaj mjedisit, shpesh armiqësor, në të cilin pluskojmë, dhe prej këtej të përcjellë ndikimin e thellë të dhunës në psikikën njerëzore. Përzgjedhja e një shtrati - streha e pandehur e prehjes – ia shton veprës një teh ironik, duke theksuar kontrastin e thershëm midis pritshmërive dhe realitetit.
Pas kësaj paranteze, vlen të nënvizohet se duke përdorur një gamë ngjyrash gjithmonë të pasura dhe befasuese dhe duke punuar përmes pranëvendosjeve të thjeshta, por domethënëse, të figurave dhe objekteve, Valdrin Thaqi krijon rrëfime të fuqishme përmes zhytjes së penelit të tij në kompleksitetin e ekzistencës njerëzore, pa drojën se po e zbulon atë, me sigurinë se bukuria e botës, e fshehur diku thellë brenda nesh, do të bëhet përsëri thelbësore. Kështu, në përputhje me mendimin e Rene Dekartit, pa marrë asgjë për të vërtetë e të mirëqenë pa e njohur paraprakisht; thënë ndryshe, duke shmangur me kujdes ngutin dhe paragjykimet, për të përfshirë asgjë më shumë në gjykimin tonë përpos asaj që na vjen në mendje aq qartë dhe shkoqur dhe që nuk lë vend për dyshime.
Teksti nga Domenico de Chirico





Thaqi’s artistic practice includes painting and installation. His work is a reflection of profound philosophical inquiries, exploring the intricacies inherent in the processes, states, and events observed in daily life. Rooted in the analysis of social reality, his work serves as a catalyst for questioning the existence and the myriad facets of the human experience. Nostalgia and longing permeate the canvas of his paintings, each stroke inciting thought and provoking contemplation. Scenes depicted blur and fade, mirroring the ephemeral nature of the observed world, while the protagonists within his work are elusive, absent actors who have no conscious grip on their circumstances. He deliberately undermines a straightforward, unambiguous reading in his work, weaving conflicting meanings in them.
At the core of his artistic pursuit lies a quest into the uncertain nature of human fears and fragility, capturing the intricate interplay of emotion and impulses. These images, universal in their essence, invite viewers into a realm of multiple interpretations, challenging preconceived notions and stimulating dialogue between the artwork and Its audience.
Based on these assumptions, the project proposal ‘I Think I See It Now’ is composed of a heterogeneous series of recent paintings which touch on such diverse matters as family relations, social behavior, personal habits, political attitudes, and so forth, such as: In ‘Cautionary tales’, for example, there’s a figure lying on blue satin bed sheets, gripping a wound on her stomach. These reclining figures have become a recurring theme in his recent works, each one accentuating a sense of helplessness in the face of circumstances beyond their control. In this regard, he wants to underline the sense of fragility of our bodies, constantly exposed to the often hostile environment we navigate, and to convey the profound impact of violence on the human psyche. The choice of a bed—the supposed haven of comort—adds an ironic twist, highlighting the stark contrast between expectation
and reality.
After this excursus, it is worth underlining that by using an always rich and surprising color palette and working through simple but significant juxtapositions of figures and objects, Valdrin Thaqi creates powerful narratives by sinking his brush into the complexity of human existence, without any fear of being discovered, sure that the beauty of the world, hidden somewhere deep inside of us, will once again be fundamental. So, in accordance with René Descartes’s thought, to never accept anything for true which we did not know to be such; that is to say, carefully to avoid precipitancy and prejudice and to comprise nothing more in our judgment than what was presented to our mind so clearly and distinctly as to exclude all ground of doubt.
Text by Domenico de Chirico