Shpëtim Kërçova

Vizitë e Vonuar /
Late Visit

09.02–01.03.2024

Mendova të bëja një udhëtim.

Një udhëtim nëpërmjet disa imazheve fotografike, shtypur në bardhezi nga një katalog i prodhuar në Romë në vitin 1941, i bërë për qëllime turizmi, por dhe si një projekt fashist për të risjellë perandorinë.

Këtë katalog, me pamje arkeologjike të ROMËS, e shfletoja shpesh me një lloj ndjesie që e kisha provuar dhe më pare kur njoha Romantikët.

Për të kuptuar më thellë këtë ndjesi fillova t’i pikturoj. Teksa i pikturoja fotot e shtypura në bardhezi, rritej tek unë një ndjesi e fortë per ngjyrën e cila erdhi e u intensifikua në ngjyrime rozash, okrash, vjolash, karmine dhe mbetjet e gurta dhe të mermerta mu kthyen në mbetje mishtore, si një organizëm i gjallë.

Kjo lloj alkimie qe u zhvillua u bë dhe momenti kurioz dhe intrigues i punës.

__

I thought I’d take a trip.

A journey through several photographic images, printed in black and white from a catalog produced in Rome in 1941, made for tourism purposes, but also as a fascist project to bring back the empire.

I often browsed this catalogue, with archaeological views of ROME, with a kind of feeling that I had experienced before when I knew the Romantics.

To understand this feeling more deeply, I started to paint them. As I painted the printed photos in black and white, a strong feeling for color grew in me which came and intensified in shades of pinks, ochres, purples, carmine and stone and marble ruins turned into fleshy remains, like a living organism. .

This kind of alchemy that developed became the curious and intriguing moment of the work.

Shpëtim Kërçova

Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 1Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 2Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 3Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 4Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 5Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 6Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 7Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 8Shpëtim Kërçova — Vizitë e Vonuar / Late Visit, 9