Renid Tosuni
This time I didn't light a candle /
Këtë herë nuk ndeza qiri
02.07–16.08.2026
teksti nga / text by Arnold Braho
përkthyer nga / translated by Paola Iljazi
Riti i kalimit ekziston në qendër të një thyerjeje të përkohshme: kthimi në rendin e mëparshëm nuk është më i mundur, teksa konfigurimi i ri i botës është ende i paformuar. Pikërisht kjo gjendje e ndërmjetme përbën thelbin e çdo tranzicioni: identitetet qëndrojnë pezull, hierarkitë nisin të lëkunden dhe domethëniet bëhen të paqëndrueshme. Veprat e Renid Tosunit gjenden në këtë fragment kohor, ku simbolet që i shoqërojnë ato i faniten kujtesës, humbin kuptimin, marrin kuptime të reja, dhe transformohen përmes copëzimit të tyre.
Këtë herë nuk ndeza qiri lind nga një gjest i paplotësuar që nxit një konflikt të brendshëm, midis fajit dhe çlirimit, mes idesë së traditës si detyrim dhe mundësisë së papritur të shkëputjes. Kjo dinamikë shfaqet në pikturat e Tosunit, të cilat e hapin ekspozitën, si një gjeografi ndjesore e kthimit: figura e gjyshes, një portë e ndriçuar nga dritat e makinës, kalimi i kafshëve, përsëritja e rutinave familjare. Secili imazh është njëkohësisht i dallueshëm e tashmë në zbehje e sipër, a thua se kujtesa nuk mbetet dot asnjëherë vetëm te të rikujtuarit, por ekziston vetëm përmes rikonfigurimit të saj të vazhdueshëm. Kjo nuk është thjesht çështje nostalgjie, por një këmbngulje e mundësive të humbura që ende e ndjekin të tashmen dhe e formojnë atë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ciklin Zbrazja, katër piktura në të cilat kafsha aq e njohur e kutive të shkrepëseve Zebra zëvendësohet me siluetat e kafshëve shtëpiake që kanë qenë pjesë e fëmijërisë së artistit. Një kalë, një mace, një lepur dhe një qen bëhen figura të cilave Tosuni u jep cilësi që ia vlen t’i ruash: liria, kureshtja, butësia dhe bujaria.
Figurinat e vogla fetare që përbëjnë veprën Lamtumira e gjatë të sjellin në mendje sakrificën që shoqëron secilin transformim. Këtu përmasa shpirtërore ndërthuret me atë familjare, si për të thënë se ndonjëherë kalimi në një gjendje të re kërkon të heqësh dorë prej asaj që do më shumë. Ky tension kulmon në performancën Këtë herë nuk ndeza qiri. Rrethuar nga imazhe kafshësh dhe nga rryma e pandalshme e ajrit të freskueses, që e bën të pamundur ndezjen e një qiriri, Tosuni ndërton një gjest të lindur për të dështuar. Rituali i përsëritur nuk arrin të materializohet: një pezull i përhershëm. Përsëritja bën që gjendja e tranzicionit të zgjasë edhe më, dhe kuptimi nuk ka qëndrueshmëri. Çka ishte dje nuk përkon më me atë që është sot, dhe çka do të jetë nesër mbetet e papërcaktuar.







The rite of passage exists at the heart of a temporal rupture: it is no longer possible to return to the previous order, while at the same time the new configuration of the world has yet to take shape. It is precisely this in-between condition that composes the core of every transitional rite: identities are suspended, hierarchies begin to waver, and meanings become fluid. Renid Tosuni’s artworks seem to inhabit this temporal fragment, where the symbols that accompany it haunt memory, lose their meanings, adopt new ones, and transform through their own fragmentation.
This time I didn’t light a candle originates from a gesture left undone that generates an internal friction, between guilt and relief, between the idea of tradition as obligation and the sudden possibility of letting go. In Tosuni’s paintings, which open the exhibition, this dynamic unfolds as an affective geography of return: the figure of the grandmother, a gate illuminated by a car’s headlights, the passage of animals, the repetition of familiar routes. Each image is at once recognizable and already fading away, as if memory could never settle into the fixed form of recollection, but only exist through its continuous reconfiguration. This is not simply a matter of nostalgia, but the persistence of lost possibilities that continue to haunt the present and shape it. The same applies to Ran out, a series of four paintings that replace the iconic animal from Zebra matchboxes with the silhouettes of the pets that accompanied the artist’s childhood. A horse, a cat, a rabbit, and a dog become figures through which Tosuni attributes qualities worth preserving: freedom, curiosity, gentleness, and generosity.
The small religious figures that make up Long goodbye seem to evoke the sacrifice that accompanies every transformation. In them, the spiritual dimension intertwines with the familial one, suggesting that the passage into a new condition sometimes requires the renunciation of what one loves most. This tension reaches its peak in the performance This time I didn’t light a candle. Surrounded by images of animals and caught in the relentless current of a fan that makes it impossible to light a candle, Tosuni stages a gesture destined to fail. The ritual, repeated, never materialises: a permanent suspension. Repetition prolongs a transitional condition in which meaning remains unstable. What was yesterday no longer coincides with what is today, and what will be tomorrow remains indeterminate.