Lori Lako
Going Nowhere Slow /
Duke Shkuar Askund Ngadalë
05.10–31.10.2023
Kuruar nga / Curated by Darko Vukić
Duke Shkuar Askund Ngadalë, si titull dhe si një provokim, marrë nga libri i Mikkel Krause Frantzen, i cili shqyrton përvojën e depresionit dhe mënyrat në të cilat ai formohet nga kushtet e sotme bashkëkohore, ekspozita e Lori Lakos në Galerinë Bazament vjen si një ndërhyrje në diskursin mbi punën, trupin njerëzor dhe dinamikën kohore në erën e kapitalizmit të vonshëm. Kritika e Lakos ndaj sistemit neoliberal gjen rezonancë në transformimin e Shqipërisë post-komuniste dhe përpjekjen e saj të vazhdueshme, duke adresuar në të njëjtën kohë paqëndrueshmërinë globale ekonomike dhe politike. Përmes fotografisë, performancës, instalacionit dhe videos, ajo përçon tensionin midis estetikës dhe kufizimeve shoqërore.
Një seri fotografish të ndriçuara shfaqin duart e përkthyeses së gjuhës së shenjave me thonj të zgjatur të përfshirë në flakë, ndërsa ajo shpreh dhe përshtat titullin e teksteve inovatore të Mark Fisher në Realizmin Kapitalist: A nuk ka alternativë? Fotografitë vendosin përballë bukurinë dhe dhunën, duke mishëruar tensionin mes joshjes estetike dhe realitetit të ashpër. Ato tingëllojnë si një kujtesë e fuqishme se edhe brenda kthetrave të një sistemi shtypës, shpirti njerëzor mund të këmbëngulë dhe të rezistojë. Ndërkohë, që artistja është e përqendruar në leximin e disa ekstrakteve të shkurtra të ri-përziera, mbi teorinë sociale dhe politike nga mendimtarë me ndikim të kohës sonë, i gjen këmbët të mbështjella ngadalë në çimenton që thahet.
Vepra aludon mbi gjendjen e artistit të shekullit të 21-të. Në një botë ku arti është gjithnjë e më shumë i komodifikuar dhe i korporatizuar, akte që afirmojnë autonominë dhe agjensinë e artistit janë të rralla. Përjashtimi i qëllimshëm i audiencës nga çlirimi i saj, nxit spekulime duke nënvizuar fuqitë imagjinative.
Ashtu si në filmin e John Carpenter-it Ata jetojnë, ku vendosja e syzeve speciale zbulon mesazhe të fshehura, ashtu edhe vizorët e kaskave të motoçikletave të instaluara në hapësirën e galerisë, intesifikojnë simbolikën, atmosferën e mbikqyrjes dhe të, kurthit. Ato pasqyrojnë imazhin e shikuesit, duke na krijuar një ndjenjë vetë-ndërgjegjësimi e duke na kujtuar komplicitetin tonë në sistemet që aspirojmë të transkodojmë, kapërcejmë ose riprogramojmë.
Nëpërmjet lentes të saj aq sa personale, po aq edhe politike, Lori nënvizon artin si një katalizator të mundshëm në trajtimin e statuseve të punës dhe ugjencën e reflektimit në një botë mjaft të pabarabartë. Vepra e saj në ekspozitë mund të lexohet si një objektiv kritik i Shoqërisë së Spektaklit të Guy Debord, ku imazhet midis të gjitha mallrave shihen shpesh si një eklips i realitetit.
Psikogjeografitë e të ardhmes shfaqen si të pamundura, ashtu siç dëshmon videoja e porositur në dancegreetings.com website; një përdorim i qëllimshëm i shërbimit borderline të vetë-shfrytëzimit. Grupi i njerëzve të përzgjedhur nga artistja në faqen e internetit, të mësuar me urime ditëlindjesh, pa kurrfarë rezistencë zbatojnë, porosinë e saj.
Në mënyrë optimiste ata brohorasin titullin e ekspozitën dhe fillojnë të animojë preferencat muzikore të Lakos; Bach-Cello Suite No.1.
Ekspozita shqyrton nocionet e Krizës si formë, shkruar nga Peter Osbome, dhe përputhet me pyetjet që shtron Osborne: Si të bësh art në epokën e post-mediumit? Si të bësh art kur bota e artit është bërë një degë e industrisë së kulturës? Si të bësh art i vetëdijshëm për këto dy kushteve historike, pa reagim apo nënshtrim? Me një fjalë, si të bësh art sot?
Puna e Lakos reflekton mbi këtë simbolikë të rendit, duke na bërë me shenjë të eksplorojmë rrugë degëzuese të mendimit dhe veprimit. Në një botë që duket se nuk po shkon askund shpejt, lereni këtë ekspozitë të jetë një busull për të kaluar përmes realitetesh, ose një udhërrëfyes drejt ngadalësimit të ritmit të ndryshimit dhe të rinovimit.
Vendosni rripin e sigurimit! Kodi i mësipërm Qr do të ju transportojë në një prozë që gërmon në sferën labirintike të koncepteve, emocioneve dhe sfidave të përmbledhura në Duke Shkuar Askund Ngadalë. Përmes rrjedhshmërisë së kuptimit ajo shpreh nocionin e artit si një forcë transformuese, e aftë për të gjeneruar perspektiva të reja dhe për të sfiduar kufijtë konvencionalë. Në fund të fundit, proza na inkurajon të vëmë në dyshim natyrën e krijimit artistik dhe vendin e tij në botën tonë.
nga Darko Vukić
_
Going Nowhere Slow, both a title and a provocation, borrowed from Mikkel Krause Frantzen’s book, which examines the experience of depression and the ways in which it is shaped by our contemporary condition. Lori Lako’s exhibition at Bazament Gallery, emerges as an intervention into the discourse on labor, the human
body, and temporal dynamics in the era of late capitalism. Lako’s critique on the neoliberal system finds resonance in Albania’s post-communist transformation and ongoing struggle while addressing the global economic and political instability. Though photographs, performance, installation and video, she sketches the tension between aesthetics and societal constraints.
A series of lit photographs capturing the hands of sign language interpreter with elongated nails engulfed in flames as she spells out and adapts the title of Mark Fisher’s groundbreaking texts in Capitalist Realism: Is There No Alternative? The photographs juxtapose beauty and violence, epitomising the tension between aesthetic allure and the harsh reality. They resounds as a potent reminder that even within the clutches of an oppressive system, the human spirit can persist and resist. Meanwhile, the artist is concentrated in the reading of few short remixed extracts, on social and political theory from influential thinkers of our times, finds her feet slowly encased in drying cement.
The work alludes on the condition of the 21st-century artist. In a world where art is increasingly commodified and corporatized, acts that afrm the autonomy and the agency of the artist are rare. The deliberate exclusion of the audience from her liberation implies speculation, underscoring the imaginative powers.
As in John Carpenter’s film They Live, where donning the truest of all glasses reveals the hidden messages, with this in mind, the motorcycle helmet visors installed in the space of the gallery, enhance the symbolic atmosphere of surveillance, and entrapment. They reflect the image of the viewer, creating a sense of self-awareness and, reminding us of our complicity in the systems we aspire to transcode, transcend or reprogram.
Through her personal, as being political, Lori underscores art as a possible catalyst in tackling labor statuses, and exhortations in a quite inequitable world. Her showcase oeuvre can be grasped as a critique lens of Guy Debord’s Society of the Spectacle where all the images among all the commodities are seen often as eclipse of the reality.
Hence, the future psychogeographies are seen impossible, and as demonstrated by the displayed commissioned video by dancegreetings.com; a deliberate use of borderline self- exploitation service. The group of people selected by the artist on the web-site, accustomed to birthday wishes, resistance-less execute her order. Optimistically they shout out the title of the exhibition and start animating Lako’s music preference; Bach-Cello Suite Nr.1.
Exhibition samples notions of Crisis as Form, written by Peter Osborne and it is aligned with what Osborne posed in his queries: How to make art in the age of the post-medium condition? How to make art when the art-world has become a branch of the culture industry? How to make art in the self- consciousness of these two historical conditions, without reaction or submission? In a word, how to make
art today?
Lako’s work reflects on this symbolic of the order, beckoning us to explore ramifying avenues of thought and action. In a world that seems to be going nowhere fast, let this exhibition be a compass for passing through realities, or a guidepost towards slowing pace of change and renewal.
Fasten your seatbelt! The above Qr code transports you in a prose that delves into the labyrinthine realm of concepts, emotions, and challenges encapsulated in “Going Nowhere Slow.” Through the fluidity of meaning it expresses the notion of art as a transformative force, capable of generating new perspectives and defying conventional
boundaries. Ultimately encourages us to question the very nature of artistic creation and its place within our world.




