Lek M. Gjeloshi

DRAMAMINE

03.09–10.10.2021

Kuruar nga / Curated by Zef Paci

Dramamine është emri i një ilaçi kundër pështjellimit të shkaktuar prej udhëtimit ose lartësisë. Por ajo çka pritet të ndodhë, vepron më shumë si një terapi ushtrimesh rrokulluese që përgatit pilotët për fluturimet e tyre duke qëndruar në tokë.

Gjithçka që ndodh në Bazament bëhet një me hapësirën, e pohon dhe i rimerr elementet e saj, duke konfiguruar dritën. Vepra e artit realizohet si një prag, në rastin konkret, një dritare në vitrazh. Kështu ndërtohet ekscentrikja dhe modeli, përvoja e veçantë që kërkon artisti duke e bërë klandestine, thuajse të padukshme, zonën e vet operative, ku ndërhyn i kredhur në teknika të kodifikuara.

Vitrazhet vihen si struktura të përhershme për një ekspozitë të përkohshme, si elemente të brendshme, përbërëse, të arkitekturës e jo si një shtojcë e mëvonshme in vitro. E, në Bazament, kjo hapje e dritares përbën vendin e duhur të zbulesës in vivo, për të shprehur habinë që ka ndjerë përballë figuracionit ajror të dy godinave.

Ajo çka shpërfaqet këtu është dilema e një përsiatjeje mbi një shenjë që konturon një strukturë imanente, e shoqëruar njëherësh me një ngarkesë të përshpirtshme e transhendentale.

Lek Gjeloshi merr në pyetje kujtesën arketipale, motivet e simbolizmit hermetik që mund të jenë shfaqur në vepër pavarësisht vullnetit të arkitektëve. Kjo shfaqje duket se çon peshë synimin për të vërtetuar një bazë objektive. Por, në të vërtetë, kërkon përkatësinë e rezultateve ndërpsikike vetjake ndaj përvojës psikike kolektive, që si të tilla nuk mund të mëtojnë për vlefshmëri shkencore.

_

Dramamine is a medication used to prevent nausea caused by traveling or heights. What is anticipated acts more like a therapy of rolling exercises to train pilots how to fly while grounded.

Everything that takes place in Bazament becomes one with the space, its elements affirmed and retrieved through the reconfiguration of light. The work of art is realized as a threshold-in this particular instance, as a stained-glass window. This is how the eccentric and the model are built, the unique experience that the artist seeks by making his operative areas clandestine, almost invisible, where he intervenes immersed in codified techniques.

The stained-glass windows are placed as permanent structures within a temporary exhibition, acting as integral architectural elements of the interior and not as in vitro additions. This window opening creates an in vivo exposure, articulating the surprise felt when he encountered the aerial figurations of the two buildings. What unfolds is a dilemma that arises from a sign that outlines an immanent structure and is followed, at the same time, by a pious and transcendental burden.

Lek Gjeloshi interrogates archetypical memory and the motifs of hermetic symbolism that may appear despite the will of architects. The show seemingly provokes the need to prove an objective basis. But, in fact, it searches for how individual subconsciousness impacts collective psychic experience, which, in itself, cannot aspire to any scientific validity.

Lek M. Gjeloshi — DRAMAMINE, 1Lek M. Gjeloshi — DRAMAMINE, 2Lek M. Gjeloshi — DRAMAMINE, 3Lek M. Gjeloshi — DRAMAMINE, 4