Laureta Hajrullahu

The feminine urge to… /
Shtysa feminine për…

13.06–13.09.2024

curated by/kuruar nga: Maximilian Lehner

The feminine urge to…/Shtysa feminine për…

13.06 -13.09.2024

Një trup femëror i shtrirë në rrjetin e modelimit 3D, teksa pluskon nëpër qiellin e pamatë… A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se si pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme rreth imazheve problematike të trupit, trupat virtualë nuk konsiderohen si një larmi e njëmend e llojeve të trupit? Vite më parë mësova se shumica e programeve të modelimit 3D për lojërat kompjuterike nuk ishin programuar për llogaritjet e raporteve të caktuara të ijeve me belin. Modelet e gjeneruara automatikisht, po të ishin njerëz, me ato përmasa nuk do të linin hapësirë për organet brenda tyre. Ndoshta kjo është arsyeja pse në episodet e video-lojërave të Laureta Hajrullahut shohim në vetë të parë krahë venozë, jo-njerëzor dhe çmeritës në përleshje teksa heqin qafe një tufë meshkujsh agresorë. Pavarësisht nxitjes së qasjeve afirmuese ndaj trupave, ka ende shumë ankth që vjen nga mosshfaqja e llojeve të ndryshme të trupit – si në media, ashtu edhe në gjenerime kompjuterike apo imazhe të tjera me përpunim dixhital. Jam e tronditur që diçka që tingëllon e tejkaluar kohë më parë vërtitet ende përreth. Batuta që unë e lidh me idenë se trupi nuk ka – në fakt, fjalë për fjalë, asgjë nuk ka rëndësi në hapësirën virtuale, e kam zbuluar se daton që nga viti 1993: “Në internet, askush nuk e di që je një qen”, shkruhej në mbishkrimin e tij. Megjithatë, menjëherë pasi interneti u reklamua dhe u përfytyrua si një hapësirë ku je i lirë të jesh kushdo që dëshiron, kjo ide utopike u zhduk pa lënë gjurmë pas. Ende po luftojmë të njëjtat paragjykime. Virtualiteti vazhdon të mbetet si arratisje nga ky realitet mizor - vetëm se tani, jo më si misterioz, ushqehet me nivelin tjetër të keqkuptimeve nga ata që preferojnë rakordimin me virtualen më shumë sesa me fizikun real. Vepra e Laureta Hajrullahut e manifeston të vërtetën therëse se ndjenjat e përjashtimit dhe të vetmisë thjeshtë e përforcojnë nevojën për të qenë ndryshe dhe krijojnë një hendek më të madh mes normës - mund ta quajmë mediokraci - dhe pasioneve që shkojnë përtej roleve gjinore binare. Meqenëse këto ide, të mbajtura lart si “traditë”, në vetvete janë zhvilluar historikisht dhe kanë ndryshuar vazhdimisht përgjatë shekullit të kaluar, na lihet vend të shpresojmë që të jetë çështje kohe para se këto role të rikonfigurohen… por jo.

A female body lying on the 3D modeling grid, floating in infinite sky… Have you ever wondered how despite ongoing discussions about problematic body images virtual bodies do not represent an actual variety in body types? Years ago, I learned that most of the 3D modeler software for computer games didn’t support certain hip to waist ratios, and those that could be automatically generated would, in real life, not even provide the space necessary for human organs. Maybe that’s why, in Laureta Hajrullahu’s video game excerpts, it is non-human, monstrous veiny arms in the POV of the combat getting rid of a bunch of male aggressors. Despite efforts put into body positivity, there is still too much anxiety caused by a lack of visibility of a variety of body types – neither in media nor in CGI or other digitally processed images. I am shocked that what sounds like a trope left behind a long time ago is still around. The comic I associate with the idea that your body doesn’t – well literally nothing matters in virtual space, I find out, dates back to 1993: “On the Internet, nobody knows you’re a dog”, its caption read. But briefly after the internet was advertised and imagined as something where you are free to be whoever you want, this utopian idea vanished without traces. We still fight the same prejudices. Virtuality has remained as a refuge from this cruel reality – only now, not as mysterious anymore, it feeds into the next level of misconceptions around those who prefer the virtual over the physical proximity. It is the sad truth in Laureta Hajrullahu’s work that feelings of exclusion and solitude simply reenforce the need to be different and create a larger gap between the norm – we might call it mediocracy – and passions that go beyond binary gender roles. Since these ideas, held up as “tradition”, in themselves are historically grown and changed repeatedly over the last century, we could hope for it to be a matter of time that these roles will be reconfigured…but no.

Mbeshtetur nga;/ Supported by: Bashkia Tirane, meki.gov.al

Laureta Hajrullahu — The feminine urge to… / Shtysa feminine për…, 1Laureta Hajrullahu — The feminine urge to… / Shtysa feminine për…, 2Laureta Hajrullahu — The feminine urge to… / Shtysa feminine për…, 3Laureta Hajrullahu — The feminine urge to… / Shtysa feminine për…, 4Laureta Hajrullahu — The feminine urge to… / Shtysa feminine për…, 5Laureta Hajrullahu — The feminine urge to… / Shtysa feminine për…, 6