Kushtrim Memeti

toka mban /
the ground holds

09.04–08.05.2026

teksti nga / text by Ervjola Selenica

Si mund të organizohemi kolektivisht për t’u përballur dhe për të kundërshtuar regjimet autoritare, raciste, shfrytëzuese, koloniale dhefashiste? Kjo pyetje qëndron në themel të veprave të paraqitura në ekspozitën ‘toka mban’. Ajo trajton njëkohësisht nxjerrjen e tepricës siç manifestohet në trupat e minatorëve dhe në trupin e minierës së Trepçës, por edhe format e rezistencës që ata kanë mobilizuar.

Në këtë ekspozitë, dheu, toka, elementët mineralo-kimikë dhe trupat e minatorëve funksionojnë si një konstelacion forcash që nuk i nënshtrohen autoritetit dhe pushtetit të shtypësit. Plagët individuale të shkaktuara në duar të ashpra, në mushkëri të mbuluara nga

pluhuri, dhe plagët kolektive të shkaktuara në trupin e kombit ndërthuren mes tyre. Miniera funksionon njëkohësisht si një pavetëdije kolektive dhe si një mitër e lashtë: nga njëra anë ruan të shtypurën, të pathënën dhe të pashprehurën, ndërsa nga ana tjetër mbart dhe strehon farat e akteve të vazhdueshme të rezistencës, luftës dhe sfidimit.

Puna e Kushtrimit bëhet një gjest zbulimi, arkivimi dhe riformësimi i asaj që miniera ka prodhuar dhe çfarë minatorët kanë nxjerrë, transformuar, shkarkuar dhe hedhur poshtë, brenda një hapësire që ndodhet në zemër të një përplasjeje më të gjerë etno-politike.

Objektet e mbledhura, të gatshme (ready-made), përballen me zemrën e errët dhe të ngrirë të logjikave shfrytëzuese dhe nxjerrëse që kanë vepruar historikisht. Veprat e Kushtrimit vendosin në kontrast gjigantin e palëvizshëm të shfrytëzimit industrial dhe kapitalist, të prodhuar brenda një logjike etno-koloniale shtypjeje, me rezistencën e përditshme, nga poshtë, dhe solidaritetin kolektiv të minatorëve. Për të theksuar errësirën e kësaj historie, një element kyç që veprat synojnë të transmetojnë është një ndjesi e vazhdueshme parehatie dhe një peshë e rëndë e ngulitur në to dhe që rrezaton prej tyre. Në ‘silent grids, hidden blasts’, sistemet biopolitike dhe të padukshme të dhunës dhe shtypjes i rikthehen vetë shtypësit. Dhuna strukturore e mishëruar në arkitekturën e shtypjes dhe shfrytëzimit duket se mbart farat e rënies dhe tejkalimit të saj. Në ‘Performing Rituals’, fragmentimi kërcënues i imazhit lidh identitetin personal dhe kolektiv me rezistencën dhe refuzimin, duke bërë thirrje për veprim dhe guxim. Në ‘contact zone’, thikat e mëdha metalike që shpërthejnë nga tavani dhe shpojnë hapësirën e vogël shërbejnë si kujtesë e fuqisë së masave, jo të sistemit, duke theksuar urgjencën e çarjes dhe fërkimit si akte përbërëse të rezistencave të shumta dhe mikroskopike. Në mënyrë të ngjashme, teksti mbi pllakat e rënda metalike në ‘fault lines’ çan hapësirën, në një dialog si me dhunën e së kaluarës, ashtu edhe me mundësitë për drejtësi në të ardhmen. Hapësira e madhe thellohet më tej në realitetin e errët dhe të ashpër të minierës, të reflektuar nga objektet metalike të rënda dhe elementet ready-made, si dhe nga dëshirat fataliste në veprën ‘luck below, no luck above’, që funksionon si një manifest mbijetese përballë impulsit drejt vdekjes të kapitalizmit nxjerrës kolonial. Në këtë vepër, hierarkia përmbyset dhe fuqia qëndron tek solidariteti, afërsia dhe dinjiteti, në vend të humbjes morale, shfrytëzimit dhe nxjerrjes. Ajo që duket si pushtet mbart humbje, ndërsa ajo që duket si mungesë mbart dinjitet.

Së fundi, ‘value, unextracted’ është një kujtesë poetike se vlera e vërtetë qëndron në aktet e kujdesit, mbrojtjes dhe solidaritetit, por edhe në atë që nuk mund t’u merret trupave dhe identiteteve të minatorëve.

Kushtrim Memeti — toka mban / the ground holds, 1Kushtrim Memeti — toka mban / the ground holds, 2Kushtrim Memeti — toka mban / the ground holds, 3Kushtrim Memeti — toka mban / the ground holds, 4Kushtrim Memeti — toka mban / the ground holds, 5

How can we collectively organize to fight back against authoritarian, racist, exploitative, colonial, and fascist regimes? This question underpins the works presented in the exhibition ‘the ground holds. It’s both about surplus extraction as it is worked out in the bodies of miners and the body of the Trepça mine, and about the resistance they have been mobilizing.

In the exhibition, earth, the ground, the mineralo-chemical elements, and the miners’ bodies serve as a constellation of forces that do not succumb to the oppressor’s authority and power. The individual wounds inflicted on rough hands, crusted lungs, and the collective wounds inflicted on the body of the nation. The mine works simultaneously as a collective unconscious and an ancient womb, on the one hand holding the repressed, the untold, and the unexpressed, while, on the other, bearing and sheltering the seeds of ongoing acts of resistance, struggle, and defiance.

Kushtrim’s work becomes a gesture of uncovering, archiving, and reworking what the mine has delivered and produced and what the miners have extracted, changed, discharged, and discarded in a space at the heart of a broader ethno-political struggle and contestation.

The assembled, ready-made objects shown here confront the dark, frozen heart of exploitative and extractive logics that have been at play historically. Kushtrim’s works juxtapose the immobile giant of industrial and capitalist exploitation, engendered within an ethno-colonial logic of suppression and repression, with the everyday and grassroots resistance and collective solidarity of miners.

To highlight the darkness of this history, a key element the works seek to convey is a persistent sense of discomfort and a heaviness embedded in and radiating from the pieces. In ‘silent grids, hidden blasts’, the biopolitical and invisible systems of violence and repression by the oppressor are circled back to him. The structural violence embedded in the architecture of oppression and exploitation seems to carry the seeds of its own downfall and overcoming. In ‘Performing Rituals’, the threatening fragmentation of the image connects personal and collective identity with resistance and refusal, thereby calling for action and bravery.

In ‘contact zone’, the large spikes that explode from the ceiling and pierce the small room serve as a reminder of the power of the masses rather than the system’s and highlight the urgency of rupture and friction as constitutive acts of micro and multiple resistances.

Similarly, the text on heavy metal plates in ‘fault lines’ cracks open the space, in a conversation both with the violence of the past and with the possibilities for justice in the future.

The big room further delves into the dark and harsh reality in the mine, mirrored by the heavy metal pieces and ready-made untouched jack lag and fatalistic wishes as in the piece ‘luck below, no luck above’, that serve as a manifesto of survival against the death drive of extractive colonial capitalism. In this piece, hierarchy is reversed, and power lies within solidarity, proximity, and dignity rather than moral loss, exploitation, and extraction. What appears as power carries loss, whereas what appears as lack carries dignity.

Finally, ‘value, unextracted’ is a poetic reminder of true value lying in acts of care, protection, and solidarity, but also what cannot be taken away from the bodies and identities of miners.