Blerta Hoçia
Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm /
Whispers under the Relentless March
28.11.2025–23.01.26
kuruar nga / curated by: Elian Stefa
Me ekspozitën Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm, Blerta Hoçia sjell bashkë tre video të reja dhe një ndërhyrje në hapësirën publike të lagjes së saj të fëmijërisë. Punimet pasqyrojnë nuancat se si njerëz dhe territore përballen me forcën e pandalshme të progresit, si dhe të transformimit politik tranzitor. Një lumë përcjell jehonat e largëta të një fjalimi elektoral, ndërsa duart e një gruaje kryejnë punë në distancë në një përsëritje të heshtur. Përmes këtyre gjesteve dhe tingujve, Hoçia kërkon deformimin e intimitetit dhe të identitetit të një vendi nën trysninë e sistemeve aktuale të progresit.
State of Condition (2025) është një film rreth 14-minutësh që transporton natyrshëm audiencën në peisazhin sonor tipik të lagjeve të Tiranës, ku mendimet dhe shqetësimet private ndahen me zë të ulët në xhepa të improvizuara për biseda dhe kafe. Copëza kinematografike metaforash vizuale pikturojnë një peisazh të shtresëzuar me momente dhe kujtime; dhe ndërsa ritmi përshpejtohet për të reflektuar pushtimin e çrregullt të qytetit bashkëkohor mbi këto lidhje të brishta fqinjësore, ashtu rikthehet edhe përfitimi personal për të dominuar mbi nevojat e komunitetit dhe mbi vet nevojën për komunitet.
Solidariteti (2025) merr titullin nga organizata e parë sindikaliste e “call center”-ave në Shqipëri. Duke iu referuar një nga industrive më të madha në vend ku afërsisht 90% e punëtorëve janë të rinj. Vepra eksploron një panoramë socio-ekonomike të rëndësishme në një dimension shumë privat, e cila elaboron çështjet e survejimit dhe alienimit. I filmuar gjatë ditëve të para të COVID-it, filmi prek efektet disonante të monitorimit të detyruar nga puna në distancë, kur ai i mbivendoset hapësirës private dhe të ngrohtë që shtëpia duhet të ofrojë.
Flux Fragments (2025) risjell një peisazh të definuar nga lumi, përsëri pranë brigjeve të një urbaniteti që e ka mohuar atë. Me rrjedhën në fokus, dhe me një mbivendosje zanore të zhurmës politike në hapësirën publike (qoftë në formën e mitingjeve partiake, apo protestave dhe urrejtjes ndaj sistemit), kjo zhurmë shurdhuese shndërrohet në një kumbim të vazhdueshëm, ndërsa gjithçka mbetet përfundimisht njësoj në cikle të pashmangshme korrupsioni dhe premtimesh elektorale të thyera.
Fotografitë e kornizuara që shoqërojnë imazhet filmike janë dokumentimi i një shkëndijeje rezistence, ose më saktë i një përpjekjeje për të rifituar këto hapësira publike si “të përbashkëta” përmes ekspozimit të pasurisë së hapësirave që janë ende të pranishme pas mureve të banesave private në lagjen e parë të Hoçias. Hapesira që disa mund t’i konsiderojnë si trashëgimi jomateriale e qytetit të Tiranës, trashëgimi e cila u është vjedhur pa leje. Ekspozita kërkon këto murmuritje të zbehta nën ritmin e përshpejtuar të ndryshimit, ku prania njerëzore mbijeton si dëshmi por dhe si mbetje e marshimit të pamëshirshëm që bota kërkon.





In Whispers under the Relentless March, Blerta Hoçia brings together three new video works and a public space intervention in her own childhood neighborhood. The exhibition reflects on the nuanced and profound ways of how lives and landscapes absorb the weight of the unstoppable force of progress and of transitional political transformation. As a river carries distant echoes of a campaign speech, a woman’s hands perform remote digital labor in quiet repetition. Through these gestures and sounds, Hoçia reveals the subtle erosion of intimacy and place under the current systems of progress.
State of Condition (2025) is a 16:45 minute film which effortlessly transports into the typical neighborhood soundscape of Tirana, where private thoughts and concerns are shared intimately in makeshift gossip & coffee pockets of community life. Cinematic snapshots of visual metaphors paint a layered landscape of moments and memories; and as the pacing increases to reflect the erratic conquest of the contemporary over these fragile neighbourly connections, so does personal profit return to dominate over the community needs and the need for community.
Solidariteti (2025) takes its title from the first trade union for call centers in Albania. Referencing one of the country’s largest industries, where a reported 90% of the workforce is youth. The work explores a socio-economic panorama in a very private dimension that eventually narrows its focus to the issue of surveillance and alienation. Filmed during the initial days of COVID, the film touches on the dissonant effects of forced monitoring when overlaid onto the safe space that the home should provide.
Flux Fragments (2025) brings a landscape defined by the river back to the shores of an urbanity which negated it. With the flow in focus, in juxtaposition with a soundtrack of public political furor (whether in the form of party rallies, or protests and anger against the system) this deafening commotion inevitably turns to a jumbled mess as everything inevitably stays the same in inescapable cycles of corruption and broken campaign promises.
The framed prints which accompany the moving images are a documentation of a spark of resistance, an attempt to recapture these publics as commons through a reminder of the richness of spaces still present right behind the walls of private residences in Hoçia’s first neighborhood. Images which some might consider as intangible heritage of the city of Tirana, which has been taken from them non-consentually. The exhibition listens for these faint murmurs beneath the accelerating tempo of change and growth, where human presence endures as both witness and residue of the world’s relentless march forward.