Blerta Hashani
Diell në Fijet e Barit /
The Sun on the Blades of Grass
16.10–20.11.2025
kuruar nga / curated by: Vesa Sahatçiu
Ka një cilësi kinematografike në punën e Blerta Hashanit. Një cilësi që nuk shpaloset menjëherë. Puna e saj është e pikturuar, me vija dhe lëvizje furçash që shtyjnë krijimtarinë saj. Prandaj, kjo cilësi kinematografike zbulohet disi në heshtje, dhe ky zbulim ndodh vetëm kur kalon kohë përballë punës së saj. Ka një kornizë brenda kornizës në punët e saj më të njohura, si te “Toka më zgjodhi mua, unë zgjodha tokën” (2025), ku ajo përdorë thasë pëlhure si rrafshe mbi të cilat vendosë pikturat e saj. Më pas vjen shtresëzimi i pikturave me elemente të peizazheve që i kanë lënë mbresë—një penelatë, një fjali, një copë letre, apo material i gjetur—me një shtresë tjetër, një detaj tjetër, një gjest, një vijë që skicon një moment tjetër. Ky aspekt i kohës dhe i vijimësisë, e bën punën e saj të ketë këtë cilësi kinematografike, dhe shpalosë preokupimin e saj të thellë me atë që është kalimtare dhe e përkohshme,
Është ndërrimi i stinëve në fshatin e saj Mirash, ose kalimi i kohës së shënuar mbi qëndisje tradicionale të punuara nga nëna e saj në rini, elemente të të cilave ajo më pas i ripërdor në veprën “Pa titull” (tetë pjesë mbi pllakë fibre, 2024), se si Hashani këmbëngul të ftojë të kaluarën në dialog. Intimisht, me butësi, ajo e fton të kaluarën, dhe kështu i propozon një shkëmbim, një vend aktiv në botën e tashme.
Në fakt, përkohësia, ikja e pashmangshme e kohës, duket të jenë rrjedha e gjithë punës së Hashanit. E shohim këtë në punët si “Unë, nëna dhe e ardhmja në tokë” (2018), “Memorizimi” (2023), “Pa titull” (tetë pjesë mbi pllakë fibre, 2024), dhe “Lulja e Shtatorit” (2024) — një seri fotografish bardh e zi që shënojnë dy momente në kohë, të shtresëzuara mbi njëra tjetrën, të mbivendosura, sikur duan të artikulojnë sekuencën e ngjarjeve që kanë kaluar. Vijëzimet e kaltra me bojë vaji mbi një punë—një tjetër shenjë, një tjetër moment.
Për më tepër, nevoja e Hashanit për të regjistruar, dhe në njëfarë mënyre për të historizuar veten e saj, mjedisin e saj, bëhet më e dukshme përmes fletoreve dhe fotografisë. Fletoret e saj, të mbushura me vizatime dhe materiale të mbledhura, janë të qenësishme në praktikën e saj. Ato janë edhe hapësirat ku lëvizjet e saj stilistike bëhen të dukshme. Edhe këtu ajo “krijon kujtime” pandalur, me një lloj urgjence për të vizatuar, regjistruar dhe shënuar çdo moment të pakthim. Vizatimi i një kali që hidhet, i barit që lëviz dhe valëvitet me erën, i një parvazi dritareje që sheh drejt natyrës — të gjitha këto të kapura në një kornizë përfaqësimi, një katror për t’i mbërthyer, një përpjekje për t’i bërë të përhershme.
Me ekspozitën “Diell në fijet e barit”, Hashani sjell një seri veprash në mediume të ndryshme, shumë prej të cilave ekspozohen për herë të parë. Duke u larguar nga seria e saj e njohur e pikturave mbi thasë, kjo ekspozitë kthehet në hapësirë për lojë dhe propozime të reja. Përdorimi i materialeve të ndryshme, veçanërisht i fotografisë, tregojnë një hapje në fazat e ardhshme të punës së saj.






There is a cinematic quality in Blerta Hashani’s work. A quality that does not reveal itself immediately. Her work is painterly, with lines, and brushstrokes at the forefront of her oeuvre. Therefore, this cinematic quality is a quiet revelation as it were, a quality one discovers the more one delves into her work. There is the frame within the frame in her well-known pieces, such as “The Earth Chose Me, I Chose the Earth” (2025), where she uses the jute stacks as the background on which she places her paintings. Then, there is the layering of paintings with elements of some part of a landscape that impressed upon her — a brushstroke, a sentence, a piece of paper, or material from her surroundings — with another layer, another detail, a gesture, a line depicting another moment. This aspect of the temporal, and the sequential, renders her work with this cinematic quality, and divulges her deep preoccupation with that which is fleeting, and transient.
It is the changing of the seasons in her village Mirash, or the passing of time marked by the traditional embroidery sewn by her mother in her youth, elements of which she then reuses in her own work in “Untitled” (eight pieces on fiberboard, 2024), where Hashani insists on inviting the past for a dialogue. Intimately, endearingly, she beckons it, proposing an exchange, and in this way, an active place in the present world.
In fact, temporality, the inevitable fleeing of time, seems to be the undercurrent of all of Hashani’s work. We see this in works like, “Me, Mother, and Future on Land” (2018), “Memorization” (2023), “Untitled” (eight pieces on fiberboard, 2024), and “September Flower” (2024) — a series of black and white photographs that mark two moments in time, layered onto one another, overlapping, as if seeking to articulate the sequence of events gone. The lines on one piece with blue oil paint—another marking, another moment.
Furthermore, Hashani’s need to account for, and to in a sense historicize herself, and her surroundings, is reinforced through her notebooks, and photography. Her notebooks filled with drawings, materials collected, are an intrinsic part of her practice. They are also the space where much of her stylistic shifts are noticed. An avid “memory maker” here too, there is a kind of urgency to depict, account for, and mark a fleeing moment in time. A depiction of a horse jumping, the grass as it moves, and flows with the wind, a frame of a window looking outward into nature; all these caught in a frame of representation, a square to capture it, an attempt to render it permanent.
In the exhibition “The Sun on the Blades of Grass,” Hashani is presenting a series of works in various media, with many works never having been exhibited before. Moving away from her well known series of paintings on jute, the exhibition becomes a space for play, and new propositions. Her use of various materials, photography in particular, indicate an opening to the next stages in her body of work.