Subscribe

Cum sociis natoque penatibus et magnis
[contact-form-7 id="1210" html_class="cf7_custom_style_1"]

VERONIKA EBERHART

9 is 1 and 10 is none / 9 është 1 dhe 10 është asgjë

05 September – 28 September 2018

“9 is 1 and 10 is none / 9 është 1 dhe 10 është asgjë”
05 – 28 September / Shtator, 2018
Opening, Wednesday, 05th September, 7:00 pm / Hapja, e Mërkurëe 05 Shtator ora 19:00

Bazament is pleased to present “9 is 1 and 10 is none”, a solo exhibition of the austrian artist Veronika Eberhart.
Again in her latest work, the artist translates theoretical reflections on socio-political changes, feminist issues and economic constraints into a complex arrangement composed of performance, video, sound and installation. At the heart of her presentation is a 22-minute film entitled 9 is 1 and 10 is none, in which she picks up on ideas from the Italian-American philosopher Silvia Federici’s pioneering book Caliban and the Witch.

[endif]Using the figure of the witch, Federici traces the disciplining and “domestication” of women over the centuries, placing this process within the context of capitalist socialization. Rather than seeing the persecution of witches as a relic of the feudal world, she understands it as an organised form of subjugation of the body aimed at increasing production and controlling reproduction (of the workforce), and hence a structural mechanism in the development and implementation of capitalism. For Federici, however, it was also essentially women who protested against the enclosure of common land, the disciplining of the body and the functionalisation of sexuality. In this way, the figure of the witch becomes a symbol of resistance against the spread of capitalism and its forms of exploitation.

Against this background, Veronika Eberhart has examined art-historical depictions of witches and their propaganda content. She has transferred a drawing by Hans Baldung Grien into an abstract spatial sculpture whose colours also correspond with the central elements of the film. Here an abandoned wood workshop serves as a setting for the performative appropriation of former integral working processes as well as the re-staging of depictions of witches from various centuries.
Balanced between gestures drawn from working processes, art-historical poses, and a dancing measurement of space, her choreography of movements transcends time and place and accentuates the question of continuities in the merging of the body, sexuality and capitalism.
Christian Egger

Veronika Eberhart is a visual artist and musician based in Vienna, Austria.
She studied Sociology & Gender Studies at the University of Vienna and Copenhagen and Visual Arts at the Academy of Fine Arts Vienna with a focus on performance art.
The use of media in Veronika Eberhart´s works is distinguished both by its high musicality and the negotiation of conceptual issues with the sensitivity of artistic practices of feminist positions and art history. United in a trans-disciplinary approach to video, sound, performance or sculpture, her practice is based on theoretical and historical research and seeks formal translations from an activist starting point.
She was honored with the Theodor Körner Prize for Art (2018), and received the Ö1-Austrian Talent Scholarship for Visual Arts (2016). Accompanying to her solo exhibition at the Neue Galerie Graz (2017) the artist book "9 is one and 10 is none " was published by Verlag für Moderne Kunst.
...............................................................................................................................

Bazament ka kënaqësinë të paraqesë "9 është 1 dhe 10 është asgjë ", ekspozitën personale të artistes austriake Veronika Eberhart.
Sërish në punën e saj të fundit, artistja Veronika Eberhart përkthen reflektimet teorike mbi ndryshimet socio-politike, çështjet feministe dhe kufizimet ekonomike në një aranzhim kompleks të përbërë nga performanca, video, zëri dhe instalimi. Në qendër të prezantimit të saj është filmi 22 minutësh i titulluar 9 është 1 dhe 10 është asgjë, në të cilin ajo mbledh ide nga filozofja italo-amerikane Silvia Federici, në librin Kalibani dhe Shtriga.

Duke përdorur figurën e shtrigës, Federici ndjek fenomenin e disiplinimit dhe "zbutjes" së grave gjatë shekujve, duke e vendosur këtë proces brenda kontekstit të socializimit kapitalist. Në vend që ta shohë persekutimin e shtrigave si një relike të botës feudale, ajo e kupton atë si një formë të organizuar të nënshtrimit të trupit që ka për qëllim rritjen e prodhimit dhe kontrollit të fuqisë punëtore, dhe kështu një mekanizëm strukturor në zhvillimin dhe zbatimin e kapitalizmit. Për Federici, megjithatë, ishin kryesisht gratë që protestuan kundër kufizimit së tokës së përbashkët, disiplinës së trupit dhe funksionalizimit të seksualitetit. Në këtë mënyrë, figura e shtrigës bëhet simbol i rezistencës kundër përhapjes së kapitalizmit dhe formave të saj të shfrytëzimit.

Në këtë sfond, Veronika Eberhart ka shqyrtuar imazhet përfaqsuese të “shtrigave” në historinë e artit dhe përmbajtjen propagandistike të tyre. Ajo ka transferuar një vizatim nga Hans Baldung Grien në një skulpturë abstrakte hapësinore, ngjyrat e të cilave gjithashtu korrespondojnë me elementët qendrorë të filmit.
Një fabrikë e braktisur e drurit shërben si mjedis për përvetësimin performativ të ish proceseve të punës, si dhe ri-vendosjen në skenë e pamjeve të shtrigave që vijnë nga shekuj të ndryshëm.

Harmonia midis gjesteve të nxjerra nga proceset e punës, pozat referuar historisë së artit dhe kercimit në hapësirë, koreografia e saj e lëvizjeve tejkalon kohën dhe vendin dhe e thekson vazhdimësinë e shkrirjes së trupit, seksualitetit dhe kapitalizmit.

Christian Egger

Veronika Eberhart është artiste vizuale dhe muzikante e vendosur në Vjenë, Austri.
Ajo ndoqi studimet mbi Sociologjisë dhe Studime Gjinore në Universitetin e Vjenës dhe të Kopenhagenit, si dhe Artet Vizuale në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë me fokus artin e performancës.
Përdorimi i medias në veprat e Veronika Eberhart dallohet si për muzikalitetin e lartë të tyre, po ashtu dhe për negocimin e çështjeve konceptuale, me ndjeshmërinë e praktikave artistike të pozitave feministe dhe historisë së artit. Bashkuar në një qasje trans-disiplinore midis videos, zërit, performancës ose skulpturës, praktika e saj bazohet në hulumtime teorike dhe historike dhe kërkon përkthime formale nga një pikë fillestare aktiviste.
Ajo u nderua me Çmimin Theodor Körner për Art (2018), dhe mori Bursë për Visual Arts Ö1-Austrian Talent (2016). Duke shoqëruar ekspozitën e saj personale në Neue Galerie Graz (2017) libri i artistes "9 është një dhe 10 është asgjë" u botua nga Verlag für Moderne Kunst.

Supported by