Subscribe

Cum sociis natoque penatibus et magnis
[contact-form-7 id="1210" html_class="cf7_custom_style_1"]

SILVA AGOSTINI

With Open Eyes, With Eyes Closed

17 May – 10 June 2018


Bazament has the pleasure to present "with open eyes, with eyes closed", a solo exhibition of artist Silva Agostini.
The artist introduces three different projects that originate in the metaphysical re-contextualisation of human and cultural traces in the Albanian reality, as well as that of Blloku neighborhood in Tirana.

In the photo taken from the photographic series "Granularity of Content": a rhythmic line up of young cypresses surrounds the remains of a one storey building, resembling a temple or a holy place.
In the Albanian mythology and that of the region, we encounter such images as fairies, appearing from time to time, becoming visible to the people. In this articular picture, it is not difficult to imagine these ghostly creatures dancing in the scorching heat, harmonious to the rhythm of the cypresses around the ruined building on the parched earth.

Further in the exhibition, like the images of Fairies but in a different context, there appear a group of animals subject to the film ‘Forms of Presence‘, exhibited in the second space of "bazament".
The opening sequence of the video displayes the perspective of a corridor, with pelts hanging on both sides, followed by portraits of embalmed animals, eyes opened, with an age long humility fixed upon their faces. Leaving room to historical, mythological, religious and life and death references, this film ends with a corridor locating the basement of a contemporary building.
The location of these animals in Silva Agostini's video, and their second burial in the basement of "bazament" – inside a building of Blloku neighborhood, once used as a residence for the members of the political bureau - comes as an analogy to the Albanian history during the dictatorship, that as we know it, has subdued, violated, killed and left dead bodies behind.
In this video the corpses reappear as images, inviting us to see and remember.

We already live in a neoliberal capitalist system and we find its appearance in the purest possible form on the streets of today's Blloku. Glamorous cars, the aggressive music, the flat tastes, and the loss of ideals are a few of the examples to be mentioned.
When reality and vision over the future become unclear, there is a need to restore those ancient and yet natural ties, that man as a spiritual being has with the world. In their work, Belle Epoque symbolists such as Wagner, Nietzsche, and Baudelaire, have gone back to the mythical heritage and the legends, as a guarantee for the existence of these bonds.

You meet this kind of spirit through the artist’s performance in the streets of Blloku, where music, storytelling and technology stand next to each other.
The third act of Richard Wagner's "Die Feen" (Fairies) will be played from inside the cars parked along the street in front of the exhibition entrance. The car, part of the daily game on the streets of Blloku, which in itself stands for movement, travel, displacement from one place to another, will be animated by the Wagnerian music passages. Music and its content transcends us inside a fictional journey in the world of Fairies, magic, intrigue, violence, in the world of heroes and their supremacy.
These elements can be met in the reality of Albania, you find them on the walls of the building and the animals in their underground.

In this exhibition, the artist shifts between real dimensions and those beyond, stirring up the memory and associating it with spiritual moments that live unnoticed within us. Those moments that are passed from generation to generation, in the everyday life and the realities we fabricate.

*
Silva Agostini is an Albanian artist based in between Tirana and Berlin, shown extensively in local and international scene. Agostini had various solo shows, 2016 Forms of Presence, Miza, Tirane, AL. 2014 on display, Basis, Frankfurt, DE.
2013 Kino der Kunst, Galerie Jo Van de Loo, Munich, DE.
2012 Perp Walk, TÄT Berlin, DE.
2011 Steady Cadence, Galerie Isabella Czarnowska, Berlin, and Collective ones 2016 Davor, Filmreihe Freilichtbühne Weißensee, Berlin, DE TICA Residency Final Exhibition, Tirana, AL, 2015. This is not a Palm Tree, Neurotitan, Berlin, DE. Grieder Contemporary, Zurich, CH. 2013 Praise of Doubt, Onufri Preise, National gallery, Tirana, AL. Pieces, Kwadrat, Berlin, DE.
Save as, science, Kreuzberg Pavillon, Berlin, DE.

................................................................................................................................................................

“me sy të hapur, me sy të mbyllur”

Bazament ka kënaqësinë të paraqesë Silva Agostinin me ekspozitën e saj personale
"me sy të hapur, me sy të mbyllur". Artistja vjen me tre projekte të cilat kanë zanafillën në rikontekstualizimin metafizik të gjurmëve njerëzore dhe kulturore në realitetin shqiptar dhe atë të lagjes së bllokut në Tiranë.

Në fotografinë e shkëputur nga seria fotografike "Granularity of Content", një formacion ritmik qiparisash të njomë – e vetmja gjë që ka jetë në këtë foto – rrethon mbetjet e një ndërtese njëkatëshe, që na bën të mendojmë për ngjashmërinë me një tempull apo me një vend të shenjtë. Në mitologjinë shqiptare dhe të rajonit ekzistojnë figura të tilla si shtojzovallet, të cilat herë-herë bëhen të dukshme për njerëzit. Në këtë fotografi nuk është e vështirë t‘i imagjinosh këto krijesa fantazëm duke vallëzuar në zhegun e nxehtë në harmoni me ritmin e qiparisave rrotull ndërtesës së mbetur në tokën e zhuritur.
E më tej në ekspozitë, po ashtu si „imazhi“ i Shtojzovalleve, në një kontekst tjetër shfaqen një grup kafshësh, subjekte të filmit "Forms of Presence“ që zë hapësirën e dytë të "bazamentit".
Sekuenca hyrëse e kësaj video tregon një korridor në perspektivë, në dy anët e të cilit janë varur lëkura që pasohen më tej nga portrete kafshësh të balsamosura, me sy të hapur në fytyrat e të cilave është fiksuar një përvuajtje shekullore.
Duke lënë vend për referenca në lidhje me historinë, mitoligjinë, besimin, jetën e vdekjen, filmi mbyllet me një korridor që zbulon bodrumin e një ndërtese bashëkohore.
Vendndodhja e këtyre kafshëve në videon e Silva Agostinit e varrosja e tyre për së dyti në bodrumin e "bazament"- it, - brenda një ndërtese të Bllokut, që dikur shërbente si rezidencë për pjesëtarët e byrosë politike - vjen si një analogji me të kaluarën shqiptare gjatë diktaturës, e cila siç e dimë ka nënshtruar, ka dhunuar, ka vrarë dhe ka lënë kufoma pas.
Dhe këto kufoma rishfaqen si shëmbëlltyra në këtë video, duke na ftuar të shohim e të kujtohemi.

Tashmë jetojmë në një sistem kapitalist neoliberal dhe pamjen e tij e gjejmë në formën më të pastër të mundshme në rrugët e bllokut të sotshëm. Makinat luksoze, muzika agresive, shijet e sheshuara dhe humbja e idealeve, janë vetëm disa nga gjërat që mund të përmenden. Në momentin kur realiteti dhe vizioni mbi të ardhmen janë të paqartë, lind nevoja për restaurimin e lidhjeve natyrale dhe të lashta që njeriu si qenie shpirtërore ka me botën. Simbolistët e Belle Epoque me Wagner-in, Nietzsche-n, e Baudelaire në veprën e tyre iu janë rikthyer trashëgimisë mitike dhe legjendave, të cilat gjithmonë kanë garantuar ekzistencën e këtyre lidhjeve.

Këtë frymë na ofron artistja në performancën e saj në rrugët e bllokut, ku vendosen pranë muzika, tregimi dhe teknologjia. Akti i tretë i Operas `Die Feen` (Zanat) të Richard Wagner, do të luhet në rrugën para hyrjes së ekspozitës nga brendësia e makinave të parkuara përgjatë saj. Makina që nënkupton lëvizjen, udhëtimin, çvendosjen nga njëri vend në tjetrin, si lojë e përditshme në rrugët e bllokut, do të animohet me anë të pasazheve muzikore Wagneriane. Muzika dhe përmbajtja e saj është një udhëtim fiksional, i cili na çon në botën e zanave, të magjisë, të intrigave, të dhunës, të heronjve dhe epërsisë së tyre. Elementë këto të cilët i gjen në realitetin shqiptar, i gjen në muret e ndërtesës dhe tek kafshët në nëntokën e saj.

Në këtë ekspozitë artistja lëviz mes dimensioneve reale dhe atyre përtej saj, duke nxitur memorien dhe shoqëruar atë me momente shpirtërore që jetojnë pa u vënë re brenda nesh. Ato momente që mbarten nga brezi në brez, në jetën e përditshme dhe në realitetet që fabrikojmë.

*

Silva Agostini është një artiste shqiptare vendosur midis Berlinit dhe Tiranës, me ekspozim te gjerë në skenën lokale dhe ndërkombëtare. Agostini ka ekspozita personale si: 2016 Forms of Presence, Miza, Tiranë, AL. 2014 on display, Basis, Frankfurt, DE. 2013 Kino der Kunst, Galerie Jo Van de Loo, Mynih, DE. 2012 Perp Walk, TÄT Berlin, DE. 2011 Steady Cadence, Galerie Isabella Czarnowska, Berlin, dhe ekspozita kolektive: 2016 Davor, Filmreihe Freilichtbühne Weißensee, Berlin, DE. TICA Residency, Tiranë, AL, 2015. This is not a Palm Tree, Neurotitan, Berlin, DE. Grieder Contemporary, Zurich, CH. 2013. Praise of Doubt, Cmimi Onufri, Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë. Pieces, Kwadrat, Berlin, DE. Save as, science, Pavjoni Kreuzberg, Berlin, DE. 2016 TICA Residency, Tiranë. 2014 Cmimi i Pare, 20. Cmimi Onufri, Tiranë, AL. 2011 Marco Magnani Preis and Residency Sasari, IT. 2008 Artist-in- residence, Gera, DE. 2007-08 NaFöG Fellowship. 2005 DAAD Fellowship.

Supported by