In 2011, Kostandini unearthed a collection of postcards sent to her grandfather, aunts, uncles, and her father, over a period of forty years. The well wishes arrived annually at their home in Pogradec, Albania, always for the new year, from all corners of the country. Sent during Albania’s political isolation between the 1950s and the 1990s, the postcards appear as mere formalisms. But collectively they transform into intimate tidings, with their life stories written on the backside of each card—enumerating essential banalities like profession, status, family life, and personal and professional friends and acquaintances. Like the tension of the postcard’s public intimacy, Kostandini’s work opens up a private world only to remind you that it was always public.
Each work in Let Us Meet in Between stages time twice, and space once. In a personal exploration of shifting time, Kostandini has re-photographed, with extreme precision, the exact view of every card. This doubling echoes a lived reality: her grandfather died immediately following a heart attack on the night of 31 December 1982; he was buried the next day. But his remote death did not to stop the cards that had already been postmarked. The installation at Bazament reveals this lived paradox of past, present, and future.
The world, and especially the world of Albania, was very different when the postcards were originally received. Years later, Albania appears nearly unrecognizable from its past. As Italo Calvino similarly observed about the “invisible” Maurilia: “just as the old postcards do not depict Maurilia as it was, but a different city which, by chance, was called Maurilia, like this one.” Albania, like Maurilia, becomes a fiction of its own making.
*
Ledia Kostandini is an Albanian artist based in Tirana. A graduate of the University of Arts, Tirana, her practice spans diverse media, including photography, painting, installation, public interventions, and illustration. Her solo shows include Çentro Estetike, Miza Galeri, Tirana, 2014, and Blockwork, Tulla Culture Center, Tirana, 2016. She has participated in numerous group exhibitions, including My Space, Galeria Zeta, Tirana/Haus am Lützowplatz, Berlin, 2008; Feedback 1989¬, Hotel Dajti, Tirana, 2009; Jeune creation, Centquatre, Paris, 2009; Onufri, National Gallery of Arts, Tirana, 2010; Rewind Play Forward, Akademie Graz, Graz, 2011; 100 km Art, Tirana Art Lab, Tirana, 2013; This Is Not a Palm Tree, Neurotitan Gallery, Berlin, 2015; and the Mediterranea Biennial, Tirana, 2017. She was awarded the first prize in the See Visions photography competition as well as the Ardhje Award; in 2012, she participated in the International Studio & Curatorial Program (ISCP) in New York. In 2017, she published Zing City as part of the interactive space of the exhibition Le Corbusier et Léger. Visions polychromes, Centre Pompidou, Metz.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
“Takohemi Diku Midis”
Ledia Kostandini, këto shtatë vitet e fundit, ka punuar me një koleksion kartolinash. Sikur të ishin dërguar në adresën e saj nga e kaluara, këto copëza letrash në dukje të parëndësishme, e kanë çuar artisten në udhëtime pa fund, në kërkim të gjurmëve të një Shqipërie që nuk është më, dhe zbulimin e një vendi të ri gjatë këtij rrugëtimi. Ekspozita e saj personale në Bazament do të jetë hera e parë që Kostandini do t’i shfaqë këto punë personale para publikut.
Në vitin 2011, Kostandini gjeti një tufë kartolinash që i ishin dërguar familjarëve të saj, gjyshit, hallave, xhaxhallarëve dhe babait, përgjatë 40 viteve. Dëshirat më të mira për vitin e ri kishin ardhur çdo vit në adresën e tyre në Pogradec, nga anembanë vendit. Të dërguara mes viteve 1950-1990, gjatë periudhës së izolimit politik të Shqipërisë, këto kartolina mund të duken si formalitete. Por kur bëhen bashkë, ato transformohen në materiale personale, me histori të vërteta të shkruara në anën e pasme të çdo kartoline – ku përmendeshin edhe informata në thelb të parëndësishme si profesioni, statusi, jeta familjare dhe miqtë e të njohurit personal dhe profesional. Ashtu si edhe vet tensioni i intimitetit publik të kartolinës, puna e Kostandinit hap një botë krejt private, për të na kujtuar që kjo botë gjithmonë ka qenë publike.
Çdo punë e Takohemi Diku Midis e vë në skenë kohën dy herë, ndërsa hapësirën një herë. Në një eksplorim personal të kohës që kalon, Kostandini ka fotografuar me saktësi milimetrike të njëtën pamje të çdo kartoline. Ky dyfishim përputhet me një realitet të jetuar: gjyshi i saj ndërroi jetë nga ndalimi i zemrës në natën e 31 dhjetorit, 1982 dhe u varros të nesërmen. Por vdekja e tij e largët nuk i ndaloi kartolinat që tashmë ishin nisur me postë. Ekspozita në Bazament shpërfaq këtë paradoks të jetuar të së kaluarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.
Bota, dhe në veçanti bota shqiptare, ishte krejt ndryshe në atë kohë kur u dërguan këto kartolina. Pas gjithë këtyre viteve, Shqipëria nuk ngjan më me atë se çfarë ka qenë dikur. Ngjashëm, Italo Calvino përshkruan “të padukshmen” e Maurilias: “ashtu siç kartolinat e vjetra nuk e paraqesin Maurilian siç ka qenë, por si një qytet tjetër, që rastësisht, njësoj me këtë qytet, quhej Maurilia”. Shqipëria, ashtu si Maurilia, shndërrohet në një fiksion të shkruar vetë.
*
Ledia Kostandini është artiste shqiptare që jeton në Tiranë. E diplomuar nga Universiteti i Arteve, Tiranë, praktika e saj përfshin mediume të ndryshme, përfshirë fotografinë, pikturën, instalacionin, ndërhyrjet publike dhe ilustrimin. Espozitat e saj personale janë Çentro Estetike, Miza Galeri, Tiranë, 2014, dhe Blloku, Qendra Kulturore Tulla, Tiranë, 2016. Ajo ka marrë pjesë në ekspozita të shumta kolektive, përfshirë My Space, Galeria Zeta, Tirana / Haus am Lützowplatz, Berlin, 2008; Përshtypje 1989, Hotel Dajti, Tiranë, 2009; Jeune creation, Centquatre, Paris, 2009; Onufri, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, 2010; Rewind Play Forward, Akademie Graz, Graz, 2011; 100 km Art, Tirana Art Lab, Tiranë, 2013; This Is Not a Palm Tree, Neurotitan Gallery, Berlin, 2015; dhe në Bienalen e Mesdheut, Tiranë, 2017. Ajo mori çmimin e parë në konkursin e fotografisë See Visions si dhe me çmimin Ardhje; në vitin 2012, ajo mori pjesë në International Studio & Curatorial Program (ISCP) në Nju Jork. Në 2017, ajo botoi Zing City si pjesë e hapësirës interaktive të ekspozitës Le Corbusier et Léger. Visions polychromes, Centre Pompidou, Metz.