Subscribe

Cum sociis natoque penatibus et magnis
[contact-form-7 id="1210" html_class="cf7_custom_style_1"]

DRIANT ZENELI

And Then I Found Some Meteorites in my Room

7 March – 5 April 2018

Bazament is pleased to announce the inauguration of its space with a site specific project of the Albanian artist Driant Zeneli, “And then I found some meteorites in my room”

"excerpt from the artist diary" January 2018

“Why are you interested in the space?” Flora asked me.
“I am curious of those who observe it. I would like to know what is there, in the space between the 158cm of Bujar’s height at Metalurgjik, and the maximum distance of the International Space Station (ISS), located 400 km far from the terrestrial surface…”

“What is the ISS?”
“The International Space Station functions as a laboratory where experiments are made in condition of microgravity in the law terrestrial orbit. Dedicated to scientific research and managed as a joint project between five different space stations: NASA (USA), RKA (RUSSIA), ESA (Europe), JAXA (Japan), CSA-ASC ISS (Canada), the International Space Station, departed in 1998 and it will return in 2028…
And then, Bujar asked me with a low voice:
“So what it the sense of all this?”

“The idea is to create a space in which the work can share with the public a physical as well as a mental dimension. The interview about your perception of space that you gave to Fatmira Nikolli at Metalurgjik, will resonate with the transmission of the streamed images from the International Space Station (ISS), 400 km away from the earth surface. Everything will then be catalyzed by the sounds mixed by Flora (DJ Sulejmani), your daughter, during the opening of the exhibition. This way, the public will not only participate, but it will be an integral part of the artwork, as we all are part of the solar system”.

At the core of Zeneli’s research is the redefinition of the idea of failure, utopia and dream as the elements that open possible alternatives. His work often explores the relationship of Man and Space as a utopian dreamy endeavor.
Film is used by Zeneli to sculpt place and time. To play with architecture, history and the several stories that can be attached to them, is for his filmic works a constant necessity. Performance is used by Zeneli as a participative intervention, where the artist activates a meaning that is worked bottom-up with other spectators that become participants.

Driant Zeneli (1983, Shkoder, Albania), is renowned young Albanian artist with a very rich international presence based in between Milan and Tirana. In 2011 he represented Albania at the 54th International Art Exhibition – Venice Biennale. He has exhibited at: Mostyn Gallery, Wales, UK (2017); MuCEM, Marseille, (2016); Academie de France à Roma Villa Medici, (2016); Centre Pompidou, Paris (2016); MSFAU Tophane-i Aime, Istanbul, (2016); Prometeogallery di Ida Pisani, Milan (2015; 2010); IV Bienal del Fin del Mundo, Chile (2015), GAM, Museum of Modern and Contemporaryart Turin (2013) ZKM, Karlsruhe (2012) MUSAC, Castilla León. Spain (2012).

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Bazament ka kënaqësinë të njoftoj hapjen e hapësirës së saj me një projekt të ri të artistit shqiptar, Driant Zeneli,
”E më pas gjeta disa meteorit në dhomën time”

"ekstrakt nga ditari i artistit" Janar 2018

"Pse je i interesuar për hapësirën?" Më pyeti Flora.
"Unë jam kurioz për ata që e vështrojnë atë. Do të doja të dija se çfarë ka në hapësirën midis 158cm të gjatësisë së Bujarit në Metalurgjik dhe largësisë maksimale të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), që ndodhet 400 km larg sipërfaqes tokësore ... "
"Çfarë është ISS?"
"Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor funksionon si një laborator ku eksperimentet bëhen në kushtet e mikrogravitetit të orbitës tokësore. Dedikuar kërkimit shkencor dhe menaxhuar si një projekt i përbashkët midis pesë stacioneve të ndryshme hapësinore: NASA (SHBA), RKA (RUSIA), ESA (Evropa), JAXA (Japoni), CSA-ASC ISS (Kanada) nisur 1998 dhe kthimi në 2028 ...
Dhe pastaj, Bujari më pyeti me zë të ulët:
"Pra, çfarë është kuptimi i gjithë kësaj?"
"Ideja është të krijohet një hapësirë në të cilën puna mund të ndajë me publikun një dimension fizik dhe mendor. Intervista rreth perceptimit tuaj për hapësirën që i keni dhënë Fatmira Nikollit në Metalurgjik, do të rezonoj me transmetimin e imazheve të transmetuara në kohë reale nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), 400 km larg sipërfaqes së tokës. Gjithçka pastaj do të katalizohet nga tingujt e përziera nga Flora (DJ Sulejmani), vajzës tënde, gjatë hapjes së ekspozitës. Në këtë mënyrë, publiku jo vetëm që do të marrë pjesë, por do të jetë pjesë përbërëse e veprës, ashtu siç ne të gjithë jemi pjesë e sistemit diellor ".
Në thelb të hulumtimit të Zenelit është ripërcaktimi i idesë së dështimit, utopisë dhe ëndrrës, si elementë që hapin alternativa të reja leximi mbi marrëdhënien e Njeriut me Hapësirën.
Filmi, përdoret nga Zeneli për të shenjuar vendin dhe kohën, për të luajtur me arkitekturën, historinë e kontekstet që i bashkangjiten, si një domosdoshmëri e vazhdueshme për veprat filmike të tij. Performanca përdoret nga Zeneli si një ndërhyrje, ku artisti aktivizon një kuptim që është punuar nga poshtë-lart duke i bërë spektatorët pjesëmarrës të veprës.

Driant Zeneli është artist i ri shqiptar me një prani të pasur ndërkombëtare. Jeton midis Milanos dhe Tiranës. Në vitin 2011 ai përfaqësoi Shqipërinë në Ekspozitën e 54 Ndërkombëtare të Artit - Bienalja e Venecias. Ai ka ekspozuar në: Mostyn Gallery, Wales, UK (2017); MuCEM, Marsejë, (2016); Academie de France në Romë, Vila Medici, (2016); Centre Pompidou, Paris (2016); MSFAU Tophane-i Aime, Stamboll, (2016); Prometeogallery, Ida Pisani, Milano (2015; 2010); IV Bienale del Fin del Mundo, Kili (2015); GAM, Museum of Modern and Contemporaryart, Torino (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castilla León. Spain (2012).

Supported by