Subscribe

Cum sociis natoque penatibus et magnis
[contact-form-7 id="1210" html_class="cf7_custom_style_1"]

Alban Muja

Why Kamza / Pse Kamza

27 / 10 – 03 / 12, 2021

Alban Muja: Pse Kamza

Puna e Alban Mujës shqyrton perspektiva të ndryshme mbi aspekte gjeopolitike dhe mbi struktura atribuese që përcaktojnë mbi-identitete kombëtare, të cilat mund të mos jenë aq të dukshme. Puna më e fundit e Mujës vazhdon të vendosë nën pikëpyetje struktura të cilat përbëjnë publiken, ndërkohë që nën vija shpalos modele sociale dhe politike të bazuara në momente estetike arbitrare. Si munden aspektet e dukshme të tregojnë mbi prapaskenat e padukshme? Si munden domethëniet e ndryshme politike dhe sociale të dalin mbi sipërfaqen e shoqërive tradicionale dhe konservatore, të cilat mund të gjenerojnë vetëm një gamë të kufizuar identitetesh? Të përngjashme me disa nga punët paraprake, veprat e fundit vijnë në formën e një metafore nëpërmjet të cilës artisti kërkon vëmendje kundrejt rreziqeve të mekanizmave ideologjike, ku e gjejmë veten si individ apo si shoqëri. Këto janë trajtuar haptazi nga Muja nëpërmjet stimulimit të tensionit mes prodhimit kulturor dhe mekanizmave në zhvillim të ideologjive shoqërore, miteve përkatëse dhe marrëdhënies mes këtyre faktorëve.

Puna Pse Kamza zhvillohet në Bashkinë Kamëz në Shqipëri, njësi territoriale e cila pati fazat e para të zhvillimit në fillim të viteve 1990 nëpërmjet ndërtimit informal dhe të pabazuar në një plan urbanistik, paralelisht me shumë biznese që u hapën nën të njëtën valë. Kamza u ngrit pas rënies së regjimit, ku migrimi brenda vendit u rrit dhe shumë familje lëvizën nga vendbanime të largëta, kryesisht nga veriu, për të kërkuar kushte më të mira jetese afër kryeqytetit. Ndërkohë që migrimi nga zonat rurale drejt Tiranës dhe periferisë së saj po rritej, ky fenomen duhet të ndiqej rrjedhimisht edhe nga zhvillimi ekonomik i këtyre komuniteteve të cilat duhet të ishin sa më të pavarur, e kështu filluan të funksionojnë si struktura autonome, të bazuara mbi bizneset e reja që sapo kishin filluar të operonin në zonë. Çfarë tërheq vëmendjen në rastin e Kamzës janë sipërmarrjet e mobilierisë, të cilat teknikisht as nuk bëjnë pjesë në këtë bashki në terma të ndarjes administrative-territoriale, megjithëse njihen si të tilla. Sektori i biznesit ku ky komunitet është përqëndruar, shpesh me mbështetje financiare nga familjarët në diasporë, ishte ai i mobiljeve, si prodhues ose tregtarë, këto struktura u hapën njëra pas tjetrës. Si pasojë, pothuajse çdo biznes në afërsi të Kamzës është dyqan apo punëtori mobiljesh. Pse Kamza video më e fundit e Alban Mujës, është në radhë të parë një ese vizuale për këtë vend karakteristik e në të njëjtën kohë, mund të shihet edhe si një homazh poetik dhe “i pafundëm” për banorët e Kamzës. Megjithatë, si me shumë punë të tjera të Mujës, video instalacioni vepron si një përgjigje kritike, ironike dhe reflektive mbi inflacionin semantik të ekonomisë shqiptare që gjendet mes zhvillimit dhe reklamimit të mbingopur. Me ndërlidhjet direkte dhe kontradiktore me këtë shoqëri në tranzicion, Pse Kamza përshfaq portretin e ndryshueshëm dhe të rëndomtë që përbën këtë zonë karakteristike. Portretizimi i Mujës dhe të kuptuarit kritik mund të lidhen pa hezitim me idetë e librit fotografik eponik të Edward Ruscha Çdo Ndërtesë në Sunset Strip (1966), ku autori fotografoi katër kilometra nga lagjja Sunset Strip në Los Angeles dhe përshfaqi klishetë që ngrihen midis ekonomisë dhe kulturës amerikane. Vlen të theksohet se Muja përdor një qasje formale të ngjashme në strukturimin e narrativës vizuale, ndërkohë që bazat konceptuale ndërtohen posaçërisht mbi identitetin e Kamzës dhe kjo e bën punën shumë aktuale, jo vetëm në aspektin a hapësirës fizike, por edhe atë të kohës. Video instalacioni, i transmetuar mes dy kanaleve përdor xhirime të vazhdueshme, të cilat memorizojnë me kujdes peizazhin e përditshëm shqiptar, dokumenton dhe njëkohësisht rikrijon rrugët e Kamzës. Puna mund të kuptohet si një përballje e pafundme e tensioneve që mbizotërojnë të përditshmen e qytetit, tensione dhe përplasje të cilat zgjaten mes sipërfaqes së domuniara nga reklamat e mobiljerive, dhe hidhësisë së fshehur në këtë vend.

E nëse, në nivelin mitologjik, një simbol ideologjik kthehet në një metodë që fsheh karakterin e vërtetë për tu shpalosur si e vërteta, atëherë portreti i Mujës për Kamzën synon të shpalosë këto simbole të fshehura nga atributet, dhe ti vendosë në kontekstin e tyre përkatës social, politik dhe historik. Ndoshta kjo përbën një ndër mekanizmat më të dallueshëm të punës së Alban Mujës, i cili përdor ‘gjëagjëza vizuale’ për të sfiduar shikuesin, ndërkohë që përshfaq hollësisht prapaskena dhe histori të fshehta që përbëjnë jetët tona.

Tevž Logar

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Alban Muja: Why Kamza

The work of Alban Muja explores different perspectives on geopolitical areas and attributive structures that define national supra-identities which may not seem obvious. Muja’s latest video work continues to question structures that constitute the public while hinting at different political and social patterns based on arbitrary aesthetic moments. How can visible aspects point to a hidden background? How can different social and political meanings appear on the surface of traditional and conservative societies, which generate only a limited range of identities? Similar to some of his previous works, the present works seem to be a metaphor through which the artist wants to draw attention to the dangers of the ideological mechanisms in which we find ourselves as individuals or as a society. This is laid bare by Muja through creating a tension between cultural production and emergent mechanisms of social ideology, its myths, and their relationship.

The work Why Kamza refers to The Municipality of Kamza in Albania which was established in the early 1990s, being built illegally and without a plan, just like many businesses that were opened in this area, near the capital, Tirana. Kamza arose after the fall of the dictatorship in Albania, where migration within the Albanian state increased greatly and many families moved from more remote settlements, mainly from the north, to seek a better life near the capital. But as the migration from rural areas to Tirana and its suburbs increased, this also affected the development of these particular areas which became more and more self-sufficient and started to work as sort of D.I.Y areas that were also developed through the businesses people living there had chosen. What stands out in Kamza more than anything else are the 'Kamza's furniture shops, which in fact do not even belong to Kamza, as they are located outside the administrative borders of this municipality, although they are known as such. The businesses in which the citizens of this area have focused, often with finances coming from the diaspora, were furniture makers or furniture sellers which were set up one after the other. Consequently to that, almost every business in the vicinity of Kamza is a furniture shop or a furniture workshop. Why Kamza, the latest video work of Alban Muja, is in the first place a visual essay about this very particular place, while in the same breath, it can be seen as a very poetic and “endless” homage to the people of Kamza. Hence, as with many of Muja’s works, this video installation also functions as a critical, ironic, or simply mirroring response to semantic inflation in Albanian’s booming, advertising-saturated economy. With its real but fraying connections to the society in transition, Why Kamaza portraits its ever-changing, unremarkable countenance as something that constitutes a particular locality. Muja’s portrayal and critical understanding could very much relate to the ideas of the eponymous Edward Ruscha’s photo book Every Building on the Sunset Strip (1966), in which he photographed four kilometers of the Sunset Strip in Los Angeles and directly tackled the pervasive clichés that rise between American economy and its culture. It needs to be stressed that Muja uses a similar formal approach in structuring the visual narrative, while its conceptual grounding is very precisely defined in relation to the identity of Kamza and this makes it very actual, not just in the sense of space but also time. This two-channel video installation uses continuous footage that takes inventory of a quotidian Albanian landscape, documents, and simultaneously recreates the streets of Kamza. The work can be understood as an endless confrontation of the tensions that dominate Kamza's everyday life, tensions and conflicts that stretch between the surface dominated by the advertisements of furniture shops, and the bitterness hidden in the place itself.

If at the mythological level, an ideological symbol becomes a method of concealing true character in order to be presented as the truth, then Muja’s portrait of Kamza seeks to dig out these hidden symbols of their attributes and place them in their respective socio-political context and history. This is perhaps the most distinctive mechanism of Alban Muja's work, which uses ‘visual riddles’ to directly challenge the viewer, while subtly revealing the backgrounds and their hidden stories that make up our lives.

Tevž Logar

Supported by
Ministria a Kultures